Connect with us

Press24.info

Erdoğan: Shpresojmë që dielli i lirisë dhe drejtësisë të shihet edhe në qiejt e Gazës në vitin 2025press24.info/wp-admin/post-new.php

Bota

Erdoğan: Shpresojmë që dielli i lirisë dhe drejtësisë të shihet edhe në qiejt e Gazës në vitin 2025press24.info/wp-admin/post-new.php

Erdoğan: Shpresojmë që dielli i lirisë dhe drejtësisë të shihet edhe në qiejt e Gazës në vitin 2025press24.info/wp-admin/post-new.php

Foto:Arif Hüdaverdi Yaman/AA

“Shpresojmë që dielli i lirisë dhe drejtësisë, që lindi në Siri në javët e fundit të vitit 2024, të shihet edhe në qiejt e Gazës në vitin 2025”, tha presidenti Erdoğan

Istanbul

Presidenti i Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan, ndau shpresën që dielli i lirisë dhe drejtësisë, që lindi në Siri në javët e fundit të vitit 2024, të shihet edhe në qiejt e Gazës në vitin 2025, raporton Anadolu.

Erdoğan mbajti një fjalim në programin e shpalljes së shifrave të eksporteve të vendit të tij për vitin 2024, në Qendrën e Kongreseve Haliç në Istanbul.

“Shpresojmë që dielli i lirisë dhe drejtësisë, që lindi në Siri në javët e fundit të vitit 2024, të shihet edhe në qiejt e Gazës në vitin 2025”, tha ai duke shtuar se: “Sërish Türkiye ka qenë vendi i vetëm që ka ndalur plotësisht transaksionet tregtare me Izraelin”.

“Ashtu siç u vërtetua se kemi pasur të drejtë në Siri, historia do të konfirmojë drejtësinë tonë edhe në krizën e Gazës”, u shpreh Erdoğan.

Duke folur për shifrat ekonomike të Türkiyes për vitin 2024, Erdoğan tha: “Ekonomia jonë që në tremujorin e tretë të vitit 2024 shënoi rritje prej 2.1 për qind, vazhdon të rritet pa ndërprerë për 17 tremujorë”.

Erdoğan theksoi se eksportet e Türkiyes arritën nivel historik prej 262 miliardë dollarësh në vitin 2024, duke u rritur me 2.5 për qind në baza vjetore.

“Me mbështetjen e eksporteve neto dhe investimeve kapitale fikse, Türkiye synon të arrijë një rritje prej 4 për qind në vitin 2025”, tha ai duke shtuar:

“Të ardhurat për frymë të Türkiyes, të cilat ishin 13.243 dollarë në vitin 2023, pritet të kalojnë 15.000 dollarë në vitin 2024 dhe 17.000 dollarë në vitin 2025”.

Continue Reading
You may also like...
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

To Top