Erdoğan dhe kreu i NATO-s, Rutte bisedë telefonike për zhvillimet në Siri
Gjatë bisedës, presidenti Erdoğan tha se Siria duhet të qeveriset nga populli sirian dhe se Türkiye do të vazhdojë të bëjë më të mirën për të ndërtuar një Siri pa terror
Ankara
Presidenti i Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan zhvilloi bisedë telefonike me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Mark Rutte, transmeton Anadolu.
Në një postim të Drejtorisë së Komunikimeve Presidenciale të Türkiyes thuhet se gjatë bisedës Erdoğan-Rutte është diskutuar për zhvillimet e fundit në Siri.
Gjatë bisedës, presidenti Erdoğan tha se Türkiye ka theksuar përkushtimin për mbrojtjen e integritetit territorial dhe stabilitetit të Sirisë që nga dita e parë e luftës civile në Siri.
“Siria duhet të qeveriset nga populli sirian dhe se Türkiye është e përkushtuar të bëjë më të mirën për të ndërtuar një Siri të pastër nga terrorizmi”, ka thënë Erdoğan./AA/