Connect with us

Press24.info

Enver Hoxhaj (PDK): Disfata e politikës së jashtme është e matshme, asnjë njohje për katër vjet

Kosovë

Enver Hoxhaj (PDK): Disfata e politikës së jashtme është e matshme, asnjë njohje për katër vjet

Enver Hoxhaj (PDK): Disfata e politikës së jashtme është e matshme, asnjë njohje për katër vjet

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, ka thënë se në katër vjetët e fundit ekzekutivi i drejtuar nga LVV-ja nuk ka siguruar ndonjë njohje të re.

Në një postim në Facebook, ai ka pohuar se ministri i Jashtëm i Serbisë, Marko Gjuriq, ka theksuar se po bën vizita të shumta, dhe i ka vizituar ato shtete që e kanë njohur Kosovën, sipas tij, kjo mund të ketë efekte.

“Çfarëdo që nuk arrihet gjatë tronditjes nga disfata, është gjithnjë e më e vështirë të arrihet më vonë! Disfata e politikës së jashtme të Kosovës është e matshme sepse për katër vite të një mandati të plotë nuk ka siguruar asnjë njohje dhe asnjë anëtarësim të vetëm!”

“Sot po e shoh ministrin e jashtëm serb në vizitë në Tonga, shtet që e ka njohur Kosovën gjatë mandatit tim, por, çka më brengos është që ai gjatë tërë verës e deri më sot, ka vizituar shumë shtete që e kanë njohur Kosovën nga Azia, Afrika dhe Amerika Latine dhe fatkeqësisht, do shihen efektet e vizitës së tij! Opinioni publik nuk e di se ku është dhe çfarë bënë Ministrja e Jashtme e Kosovës?”, ka thënë Hoxhaj. /Klankosova.tv

Continue Reading
You may also like...
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

To Top