Connect with us

Press24.info

Enkelejd Alibeaj i ‘Djathtas 1912’ kandidon familjarë në zgjedhjet e 11 majit! Fut dy vajzat dhe mamanë në listë të sigurtë të qarkut të Tiranës

Shqipëri

Enkelejd Alibeaj i ‘Djathtas 1912’ kandidon familjarë në zgjedhjet e 11 majit! Fut dy vajzat dhe mamanë në listë të sigurtë të qarkut të Tiranës

Enkelejd Alibeaj i ‘Djathtas 1912’ kandidon familjarë në zgjedhjet e 11 majit! Fut dy vajzat dhe mamanë në listë të sigurtë të qarkut të Tiranës

TIRANË- Zgjedhjet e 11 majit zbuluan një fenonem të pandodhur më parë. Parti të vogla që garojnë me lista të mbyllura të cilat janë të mbushur me emra familjarësh. Adriatik Lapaj i koalicionit “Nisma Shqipëria bëhet’ u bë debat në rrjet pasi futi në listën e mbyllur të qarkut të Beratit babanë, por mësohet se edhe Enkelejd Alibeaj përfaqësuesi i Koalicionit “Djathtas për Zhvillim’ ka kandiduar familjarë të tijë në listën e mbyllur të Tiranës.

Dy vajzat e tij, Gea 25 vjeçe dhe Meg, 19 vjeçe dhe mamaja e tij Valentina janë në listën e mbyllur të qarkut të Tiranës.

Shqiptarja.com publikon listën e kandidatëve ku emri i vajzës së madhe të kreut të partisë ‘Djathtas 1912’, Gea Alibeaj është vënë e 5-ta në listë.

Vajza e dytë Meg Alibeaj është e 11-ta, ndërsa e renditur e 7-ta është Valentina Hamza Alibeaj, 74 vjeçe, mamaja e kryetarit të partisë. Vetë Alibeaj është renditur në listën e hapur i pari.

Vendosja e emrit të babait në listë nga Adriatik Lapaj shkaktoi debate, të cilat u përpoq të sqarojë dhe bindë opinionin publik se ishin emra të familjarëve të vendosur fiktivisht, por më pas vendosi të largojë përfundimisht emrin të atit nga listat.

Alibeaj ka qenë një prej deputetëve që prej një viti kërkon lista 100% të hapura. Strategjia është që, për të garantuar garë me lista plotësisht të hapura, listat e mbyllura do shterohen nepermjet doreheqjes! Dhe qe te ndodhe kjo, i gjithë koalicioni Djathtas për Zhvillim ka rënë dakort që të vendosë në pjesën e mbyllur familjarët.

 

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

To Top