Connect with us

Press24.info

Ekskluzive/ Sondazhi i Piepolit: PS merr mandatin e 4-të me 50.5% të votave, bie PD me aleatët, por mbeten forcë e dytë, Lapaj i tretë, rritet Basha! Rama lideri më i besuar

Shqipëri

Ekskluzive/ Sondazhi i Piepolit: PS merr mandatin e 4-të me 50.5% të votave, bie PD me aleatët, por mbeten forcë e dytë, Lapaj i tretë, rritet Basha! Rama lideri më i besuar

Ekskluzive/ Sondazhi i Piepolit: PS merr mandatin e 4-të me 50.5% të votave, bie PD me aleatët, por mbeten forcë e dytë, Lapaj i tretë, rritet Basha! Rama lideri më i besuar

TIRANË– Në vigjilie të fushatës elektorale, kur partitë pjesëmarrëse në zgjedhje e kanë prezantuar tashmë programin e tyre, Report Tv sjell të dhënat se sa i bind ata oferta politike dhe ekonomike e çdo subjekti zgjedhor.

Sondazhi i prillit në bashkëpunim me instituin prestigjioz italian “Pieopoli”, tregon se 49% e qytetarëve të anketuar janë bindur nga programi zgjedhor i Partisë Socialiste, ndërsa në vend të dytë renditet Koalicioni i PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore me në krye Sali Berishën që ka marrë vetëm 34% të mbështetjes dhe vetëm 17% e të anketuarëve janë shprehur se nuk i ka bindur programi forcave të tjera politike.

 

 

https://youtu.be/eu-6fPybE88

Por jo vetëm programin, qytetarët shprehen në shumicë se njohin më mirë edhe kandidatët e PS me 47%. Më pak të njohur janë garuesit e Berishës me 34%. Dhe vetëm nga 6% e të anketuarve thonë se njohin kandidatët e Lapajt e Shehajt.

Me këto të dhëna të sondazhit të “Piepolit”, Edi Rama merr mandatin e katërt qeverisës. 50.5% e të pyeturve thonë se do ta votojnë PS, duke ruajtur të njëjtat rezultate me sondazhet e 13 dhe 27 marsit. Më pak vota rezulton të marrë Sali Berisha me të dhënat e sondazhit të muajit prill i cili ka zbritur me 2% këtë muaj në 37%. Një rënie edhe më e thellë krahasuar me rezultatin e 2021-shit kur mori 39.4% të votave.

Ndërsa i treti renditet koalicioni i Lapajt me 8.5% të votave, një rënie e lehtë krahasuar me sondazhin e 27 marsit. Rritje ka shënuar “Mundësia” e Shehajt duke shkuar nga 4.5 në 6% . Edhe PSD e Doshit po ashtu rritet në 3%. Vihet re një rritje e lehtë e partisë së Bashës, duke kaluar në një mbështetje me 1% nga 0.5% në mars.

Edhe në sondazhin e prillit, Berisha vijon në rënie të besueshmërisë tek votuesit. 62% e të anketuarëve përgjigjen se opozita e tij është “aspak e besueshme”. 58% e të anketuarve thonë se nuk kanë besim tek partitë e reja opozitare, megjithatë mbështetja e ndaj tyre është rritur me 2 pikë % krahasuar me sondazhin e muajit të kaluar dhe besueshmëria për ta ka shkuar 23 nga 21%.

Kryeministri Edi Rama mbetet lideri më i besuar për shqiptarët. 46% kanë besim te Rama, një rritje me 3% krahasuar me sondazhin e 27 marsit. Ndërkohë, 35% e shqiptarëve kanë besim tek Berisha, një rënie me 1%.

Të dhënat e sondazhit të Piepolit në Report Tv  tregojnë rritje edhe për pjesëmarrjen në zgjedhje deri në 53%, ndërsa në zgjedhjet parlametare të 2021-shit vetëm 48.2% e qytetarëve me të drejtë vote morën pjesë në zgjedhje.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

To Top