E pazakontë/ Politikani serb dhe familja e tij të ftuar “special” në dasëm shqiptare në Kumanovë! (FOTO)
Një gjë e pazakontë ka ndodhur në një dasëm shqiptare në qytetin e Kumanovës, raporton indeks.mk
Në këtë dasëm që po zhvillohet sotë, vend special i është rezervuar edhe serbit, Ivan Stoilkovic, që mban pozitën e ministrit dhe zëvendëskryeministrit të komuniteteve në Qeverinë VMRO-VLEN.
Është e ҫuditshme se si në një dasëm shqiptare mund të ftohet një person që është anti-shqiptari më i madhë edhe atë publikisht duke kundërshtuar dhe mos njohur as pavarësinë dhe shtetësinë e Kosovës.
Që ironia të jetë edhe më e madhe, Stoilkovic në këtë manifestim është ftuar me komplet familjen e tij.
Siduket “dasmor” sonte është ndonjë antar dhe simpatizant i VLEN-it nga Kumanova që edhe e ka ftuar në dasëm, “shefin” e minsitrave shqiptarë në Qeveri.
Kujtojmë, Stoilkovic është kryetar i Partisë Demokratik Serbe dhe ka qëndrime të prera anti-Kosovë dhe anti shqiptarëve.