E nxori zbuluar, Rama përpiqet të minimizojë legenosjen që i bëri Ilir Vrenozi
Edi Ramës po i fut ujë makineria e propagandës nga të gjitha anët. Taktikat e tij për të kap gjoja ndonjë “demokrat” për qafe e për ta vënë në qendër të skenës për të manipuluar publikun ka rënë.
Dhe këtë gjë ia ka hedhur në erë Ilir Vrenozi, demokrati i famshëm që është bërë prej vitesh fenomen në rrjetet sociale. Rama është përpjekur ta miklojë duke i folur në telefon dhe ta ftojë për kafe, me qëllim që ta përdorë më pas siç bën zakonisht, por Vrenozi jo vetëm që e ka refuzuar, por e ka bërë pulik refuzimin.
Impakti publik i këtij refuzimi ka qenë dërrmues për propagandën e Ramës, dhe për të minimizuar dëmet ai ka bërë një replikë me Vrenozin, por në vend të verë vetullat, ka nxjerrë sytë, pasi siç shihet edhe më replikë, Vrenozi as ka hequr as ka shtuar gjë nga çfarë ka treguar publikisht.
Në replikë Rama ka paralajmëruar se do e vijojë këtë gjë pasi e di mirë se ashtu si Iliri Vrenozi ka me mijëra njerëz edhe nga të tijtë që po e refuzojnë masivisht këto ditë, duke i lënë sheshet e sallat e takimeve bosh.
© SYRI.net
