Duraku: Zv/ministri i Ekonomisë, Risteski 12 vjet nuk lejoi renovimin e xhamisë historike në Prilep
Deputeti i Frontit Europian, Sadulla Duraku dje në Kuvend tha Marjan Risteski zv/ministri i Ekonomisë dhe Punës, si ish-kryetar i komunës së Prilepit ka penguar renovimin e xhamisë së vetme në Prilep, përcjell TV21.
“E vërteta tjetër është që Marjan Risteski, kryetar i komunës së Prilepit, nga 2005 deri 2017, nuk ka lejuar që të rinovohet xhamia historike që është e vetmja në Prilep, dhe ju kështu mendoni se RMV-ja është shtet progresiv, multietnik dhe shtet multifetar, kur ndaloni për ndërtimin dhe renovimin e një xhamie historike që është e bërë në Prilep, kurse në vende tjera kjo nuk ndodhë”, deklaroi mes tjerash Duraku.
Çarshi xhamia e Prilepit të Maqedonisë, e cila pësoi nga konflikti ndëretnik që ndodhi në Maqedoni në vitin 2001, me vite pret të riparohet. Objekti osman në Prilep, qytet ky në pjesën qendrore të vendit, i cili i përket periudhës së Fatih Sulltan Mehmetit, në mes të qytetit pret në ankth t’i caktohet fati. ( Vedat Abdul – Anadolu Agency )