Connect with us

Press24.info

Dullovi: Shqiptarët po nënçmohen, projektet po stopohen, nevojitet referendum

Maqedoni

Dullovi: Shqiptarët po nënçmohen, projektet po stopohen, nevojitet referendum

Dullovi: Shqiptarët po nënçmohen, projektet po stopohen, nevojitet referendum

Shkruan botuesi i Gazetës Koha, Lirim Dullovi:

 

Soravia apo shqiptaria ?

Akuzo Soravine, lufto shqiptarine. Keshtu kaluan 100 ditet e para te kesaj qeverie. Nencmimi qe po u behet shqiptareve, me zhberjen e ligjeve qe synonin barazine e tyre me maqedonasit, stopimi i projekteve infrastrukturore si korridori 8 dhe rruga Shkup-Bllace, zevendesimi i kuadrove shqiptare ne poste udheheqese vetem ne maqedone, dhe shume veprime tjera konkrete kunder shqiptareve, nuk jane vetem politike ditore e partive ne pushtet, por eshte dicka shume me e madhe. Kjo lidhet me mentalitetin dominues se ky shtet eshte prone e maqedonasve, ndersa shqiptaret jane mysafire dhe aty mund te qendrojne vetem si argate te tyre. Dhe vertete i kane gjetur disa nder nesh, te cilet te kujtojne ata punetoret e krahut qe lavderoheshin dikur se kane punuar ne “shtepine e cervenkovskit ose te ndonje funkcionari tjeter maqedon, duke citur callam para miqve neper oda se ka pase rastin ta takoje dhe te flet me te, edhe pse i shkreti kishte shkuar aty per t’ia rregulluar nevojtoren ose per t’ia kositur barin politikanit maqedon.

Keta “tanet” ne pushtet duket se jane te klonuarit e asaj gjenerate mendesie. Per kohe rekorde prej 100 dite ata e shperlane BDI-ne nga te gjitha mekatet gjate 22 viteve, por edhe mekatet e partive tjera gjate 35 viteve te pavaresise se ketij shteti.
Sidoqofte, duket se keta te pushtetit se kane nder mend te ndalen. Ata mund te durojne shume me teper sesa mund t’i “perdhunoje” partneri maqedon. Problemi eshte ne pjesen tjeter te shqiptareve te cilet per momentin kane mbetur pa ze,
e ata shpresoj te jene shumice.

A eshte duke e kuptuar opozita rrugen kah eshte nisur ky shtet e te behen gati me kohe per me te keqen? Nga ajo qe po shof, me duket se jo. Mendoj se ka ardhur koha qe te caktohen vijat e kuqe te shqiptareve. Te hartohet nje platforme e perbashket dhe ne fillim te hyhet ne bisedime me faktorin politik maqedon nese mund te gjejne pika te perbashketa te interesit te ndersjelle per te ardhmen e ketij vendi. Nese pergjigjja nga ata eshte se nuk jane te gatshem per asgje tjeter perpos per dominim ndaj shqiptareve, atehere kjo “shpi”s’ka pse ekziston si e tille dhe rruget duhet ndare.

Ne fillim duhet organizuar nje referendum ku shqiptaret do te deklarohen a pranojne te jene hyzmeqare apo deshirojne hisen e tyre. Kete duhet ta organizoje ndonje parti shqiptare, e shyqyr Zotit i kemi plot ne numer. Te gjitha angazhohen per barazi, ndersa per cdo dite po thelohet pabarezia etnike. Me e mira do te ishte te gjitha partite te beheshin gjithe bashke, por kjo veshtire te arrihet me keta durimtaret e pakufishem ne pushtet, te cilet te cojne mallin e atij “ustait callemgji te nevojtores”, qe ne perkthim i bie te jete ai shqiptari qe e deshirojne te tjeret, (autonom, autokton, autentik) ndaj shqiptareve tjere ne rajon, por kompatibil nga ana tjeter me konceptin per dominimin e shqiptareve ne cdo aspekt.

Continue Reading
You may also like...
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

To Top