Connect with us

Press24.info

Do hiqen Non Gratat? Marco Rubio i shuan shpresat sërish Berishës pas raportit të ri të DASH, rinis ndëshkimet për korrupsion madhor

Shqipëri

Do hiqen Non Gratat? Marco Rubio i shuan shpresat sërish Berishës pas raportit të ri të DASH, rinis ndëshkimet për korrupsion madhor

Do hiqen Non Gratat? Marco Rubio i shuan shpresat sërish Berishës pas raportit të ri të DASH, rinis ndëshkimet për korrupsion madhor

TIRANË– Një ditë pas raportit të ri të DASH që ‘fundosi’ Sali Berishën, një tjetër sinjal ka ardhur nga administrata e Donald Trump se nuk ka asnjë mundësi për të hequr non grata-n. Kreu i Partisë Demokratike ka pretenduar vazhdimisht se ndëshkimi ‘non grata’ ishte bërë nga Joe Biden dhe se aministrata e re amerikane do t’ia hiqte.

Por së fundmi, sekretari aktual i Shtetit Marco Rubio ka rihapur ndëshkimin e zyrtarëve të lartë, duke goditur njerëz të fuqishëm në politikën botërore. Në një postim në X, ai ka paralajmëruar se ka ndëshkuar ish presidenten e Argjentinës dhe një ish ministër për përfshirjen në korrupsion.

“Sot, njoftova sanksionin sipas ligjit 7031(c) të ish-presidentes së Argjentinës, Cristina Elisabet Fernandez de Kirchner dhe ish-ministrit argjentinas të planifikimit, Julio Miguel De Vido, për përfshirjen e tyre në korrupsion të rëndësishëm gjatë kohës së tyre në poste publike. Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara për të siguruar që të ketë përgjegjësi për zyrtarët e korruptuar në mbarë botën”, shkruan Rubio në X.

Departamenti amerikan i Shtetit publikoi “Raportin e Strategjisë së Kontrollit Ndërkombëtar të Narkotikëve të 2025-ës” ku vlerësohej puna e autoriteteve shqiptare në luftën kundër krimit të organizuar dhe atë të pastrimit të parave. DASH vlerësonte arritjet e SPAK, në krye të të cilave, përmendte edhe marrjen e Sali Berishës si të pandehur për aferën “Partizani”, duke pasuruar familjarët e tij.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

To Top