Dimitrievski për koalicionin VLEN: Po mundohen të kopjojnë BDI-në
Kryetari i Lëvizje ZNAM dhe njëherit kryetari i Kumanovës, Maksim Dimitrievski sonte në një intervistë për TV Sitel tha se koalicioni VLEN po mundohet që të kopjojë BDI-në duke flirtuar tek elektorati shqiptar.
“VLEN-i po shënon pikë të vogla politike dhe përpiqet të kopjojë BDI-në për të flirtuar tek elektorati shqiptar. Por këto janë politika të gabuara. Koha e ndarjeve në vija etnike duhet të përfundojë. Duhet të fokusohemi te ekonomia, të ngremë një sistem qeverisjeje, të njohim rendin sipas ligjit dhe ta respektojmë të gjithë. Qytetarët na paguajnë për t’u siguruar kushte më të mira për jetë. Koha e etnizimit dhe e ndarjeve në vija etnike duhet të mbetet në të kaluarën. Duhet të fokusohemi ne ekonomi, të vendosim sistem të qeverisjes, të njohim rendin sipas ligjit dhe ta respektojmë të gjithë”, deklaroi Dimitrievski.
Dimitrievski më tej shtoi se krijimi i akademive tjerë në vend, përveç Akademisë Maqedonase për Shkencë dhe Artë është e papranueshme dhe e palejueshme.