Connect with us

Press24.info

Deputeti Agron Shehaj: Ideja “Bektashiane” e Ramës është kundër Kushtetutës së shtetit

Opinion

Deputeti Agron Shehaj: Ideja “Bektashiane” e Ramës është kundër Kushtetutës së shtetit

Deputeti Agron Shehaj: Ideja “Bektashiane” e Ramës është kundër Kushtetutës së shtetit

Deputeti Agron Shehaj në një program televiziv duke folur për idenë e krijimit të “shtetit Bektashi” tha se më shumë është një lojë për të tërhequr vëmendjen, se sa një ide reale.
Shehaj tha se deri më tani mediat prestigjoze ndërkombëtare kanë folur për Shqipërinë duke treguar skandalet, duke rrëfyer lidhjet e krimit me qeverinë.

“Përballë artikujve kritikë u hodh kjo ide, që tërheq vëmendjen. Fakti që u botua nga New York Times për mendimin tim është për ti shërbyer Kryeministrit për fjalën në OKB. Mendoj se është një shashkë.
NYT është një nga mediat më të rëndësishme, por është menduar me kujdes. Komuniteti Bektashi nuk lëviz ekuilibrat botëror, mund të tërheqë vëmendjen e një lexuesi amerikan, tregon një histori nga Shqipëria. Nëse ka lobim ndërkombëtar lidhur me këtë ide, nuk di të them, por mendoj se ky nuk është shqetësim i qytetarëve shqiptarë.

Është një lëvizje propagandistike që të mos flitet për korrupsionin, arsimin, shëndetësinë, mungesën e ilaçeve. Ky propozim i zgjidh problemet e shqiptarëve? Mendoj se jo”, tha Shehaj.
Deputeti tha se një ide e tillë bie ndesh me Kushtetutën. “Si ka mundësi që jepet një ide që bie ndesh me Kushtetutën, atëherë do të dilte Presidenti, Kryetarja e Kuvendit, do të kishte reagime. Do të ishte alarmante që Kryeministri ka pyetur askënd, në shkelje të Kushtetutës të deklaronte krijimin e një shteti”, tha Shehaj.

Continue Reading
You may also like...
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

To Top