Deliu-Kodra: Ushtarët e FSK-së edhe çizmet i kanë blerë me buxhetin e vetë
Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra pati kritika ndaj qeverisë për gjendjen në Ushtrinë e FSK-së.
Gjatë fjalës së saj në seancën e sotme ku po debatohet për bukën në FSK, ajo tha se qeveria ka lënë ushtarët me paga të ulëta, dhe për këtë shkak 400 prej tyre janë tërhequr.
“Qeveria ka lënë në mëshirën e fatit djemtë dhe vajzat e Kosovës, pasardhësit e UÇK-së. Sot rreth 4 vite më pas i kemi 400 ushtarë më pak të cilët e kanë lënë ushtrinë jo për shkak të vullnetit të tyre, por për shkak të pagave të ulëta, mungesës së meritokracisë në gradime, nuk i gradojnë njerëzit që kanë dhënë mund e sakrificë. I kanë lënë pa bukë e besa edhe pa çizme. Çizmet i kanë blerë me buxhetin e tyre persona”, u shpreh deputetja, njofton Klankosova.tv.