Delegacioni nga Shteti i Kuvajtit vizitoi OKH “Merhamet”
Ditë më parë, një delegacion i lartë nga shteti i Kuvajtit, ka qëndruar në vendin tonë, ku me ç’rast kanë realizuar takim me përfaqësuesit e OKH “Merhamet”.
Në lidhje me takimin në fjalë, në komunikatën e lëshuar nga OKH “Merhamet”, thuhet kështu:
Më 24.07.2024 kryetari i OKH Merhamet Ridvan ef. Xhaferi i shoqëruar nga antarët e bordit Bekim Sulejmani dhe Xhihad Husejini, pritën në vizitë delegacionin nga Kuvajti në përbërje të Z. Mubarek El Deuseri dhe Z. Velid Es Salih.
Pas falënderimit për kontributin e vazhdueshëm të shtetit të Kuvajtit për të mirën e popullit në Maqedoninë e Veriut, u diskutua edhe mundësia e bashkëpunimit në mes institucioneve dhe organizatave përkatëse të të dy shteteve. /Shenja/