Çitaku konfirmon pjesëmarrjen e PDK-së në takimin e Osmanit për zgjedhje
Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë se kjo parti do të marrë pjesë në takimin e thirrur nga presidentja Vjosa Osmani për datën e zgjedhjeve nacionale.
Çitaku tha se ftesa e Osmanit nuk ndërlidhet me inicimin e zgjedhjeve të parakohshme, por me inicimin e datës për zgjedhjet e rregullta.
“PDK-ja e ka pranuar ftesën e presidentes Osmani për një takim rreth përcaktimit të datës së zgjedhjeve. Ne do t’i përgjigjemi ftesës, e kemi obligim ligjor dhe kushtetues. Ne do të marrim pjesë aty dhe qëndrimin për këtë çështje dhe datën e preferuar do ta themi aty”, tha Çitaku, njofton Klankosova.tv.
Lexo edhe:
Çitaku: PDK do të inicojë mocion për shkarkimin e Bordit të RTK-së
Dje, presidentja e vendit, Vjosa Osmani, u ka dërguar letër të gjithë liderëve të partive politike që të takohen më 31 korrik në mënyrë që të flasin për datën e zgjedhjeve të reja nacionale.