Një çift turistësh ka tërhequr vëmendjen në qytetin e Beratit, teksa kërcenin me këngën e fushatës së Partisë Socialiste.

Çifti i turistëve shihet duke kërcyer në sheshin e qytetit, aty ku u zhvillua më herët edhe takimi i kryesocialisti Edi Rama me gratë dhe vajzat.

Video është ndarë në rrjetet sociale nga Rama, i cili ishte sot në qarkun e Beratit për një tjetër ndalesë të turit të tij elektoral për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

‘Çift turistësh në Berat në qejfin e tyre’, shkruan Rama.