Connect with us

Press24.info

Brigadat Kassam: Goditëm Tel Avivin me raketa në përgjigje të masakrave të Izraelit ndaj civilëve

Bota

Brigadat Kassam: Goditëm Tel Avivin me raketa në përgjigje të masakrave të Izraelit ndaj civilëve

Brigadat Kassam: Goditëm Tel Avivin me raketa në përgjigje të masakrave të Izraelit ndaj civilëve

“Shënjestruam Tel Avivin me 3 raketa në përgjigje të masakrave të sionistëve kundër civilëve”, thuhet në deklaratën me shkrim nga Brigadat Kassam

Kuds

Brigadat Kassam, krahu ushtarak i Hamasit njoftoi se ka goditur Tel Avivin me raketa në përgjigje të masakrave të Izraelit ndaj civilëve, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë me shkrim të bërë nga Brigadat Kassam, thuhet se “Shënjestruam Tel Avivin me 3 raketa në përgjigje të masakrave të sionistëve kundër civilëve”.

– Deklaratë nga ushtria izraelite

Ndërsa në një deklaratë me shkrim nga ushtria izraelite u nda informacioni se “Pas raketave të lëshuara nga Rripi i Gazës, në shumë zona në qendër të vendit u aktivizuan alarmet”.

Deklarata theksoi se Forcat Ajrore shkatërruan një raketë dhe dy të tjerat ranë në zona të hapura.

Sipas lajmit të televizionit izraelit “Channel 12”, trafiku i fluturimeve në aeroportin Ben Gurion në Tel Aviv u ndal për pak kohë për shkak të rënies së sirenave.

Në 24 orët e fundit, 85 persona u vranë dhe 133 u plagosën në Gaza, ku ushtria izraelite rifilloi sulmet e saj pas thyerjes së armëpushimit më 18 mars.

Numri i personave që kanë humbur jetën në sulmet e ushtrisë izraelite në Rripin e Gazës që nga 7 tetori 2023 është rritur në 49.617 dhe numri i të plagosurve është rritur në 112.950.​​​​​​​

Ushtria izraelite rifilloi një sulm të ashpër në Rripin e Gazës më 18 mars, duke thyer armëpushimin që hyri në fuqi më 19 janar.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

To Top