Connect with us

Press24.info

‘Blinken, merrte këstin nga Rama’, Paloka: Ish-sekretari i Shtetit sot është non grata në SHBA

Shqipëri

‘Blinken, merrte këstin nga Rama’, Paloka: Ish-sekretari i Shtetit sot është non grata në SHBA

‘Blinken, merrte këstin nga Rama’, Paloka: Ish-sekretari i Shtetit sot është non grata në SHBA

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Edi Paloka në “Off the Record” nga Andrea Danglli në A2 CNN ka shpërthyer ashpër kundër ish-Sekretarit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken, i cili shpalli nongrata liderin e opozitës Sali Berisha.

“Të gjithë ata që kanë mbështet Ramën kanë shkuar ku kanë shkuar. Ata arbritrat që vinin. Vinte Blinkeni si të ishte ndonjë legen, më fal për shprehjen. Sekretari i Shtetit vinte vetëm të merrte këstin e radhës, dhe rrinte gjysmë ore sa për të thënë që Rama është udhëheqësi më i madh që ka Shqipëria”, tha Paloka në “Off the Record” nga Andrea Danglli në A2 CNN.

Vëmendjen e tërhequr nga moderatori për këtë referencë mbi Blinkenin, të cilin nuk duhet ta kryejë pa pasur prova, Paloka nuk e pranoi, pasi sipas tij faktet janë dhe lidhen me pagesat që janë kryer për Charles McGonigal, ish-kreun e kundërzbulimit të FBI-së në Nju Jork.

“Blinkeni, nga Sorosi dhe nga këta këtu se McGonigalin nuk e bleva unë. Po flas për fakte që janë publike. Po, po”, u përgjigj Paloka.

Në vijim ai tha se Blinken është shpallur nongrata nga administrata Trump dhe nuk i lejohet të ketë akses në zyrat e DASH.

“Blinkeni ëhstë nongrata sot. Blinkeni, ish-Skretari i Shtetit që shpalli nongrata Berishën është nongrata në Departamentin e Shtetit. I është ndaluar çdo lidhje dhe çdo marrje informacioni”, tha Paloka.

Më tej, deputeti demokrat zbardhi sipas tij prapaskena nga Konferenca e Sigurisë në Mynih, duke thënë se Edi Rama ka tentuar të zhvillojë një takim me zv/Presidentin amerikan JD Vance, por ky i fundit e ka shmangur pasi sipas Palokës e sheh kryeministrin si njeri të Sorosit.

“Rama nuk ka lënë gur pa lëvizur. Miliona janë hedhur dhe kanë qarkulluar vetëm që Rama të bëjë një takim qoftë formal, qoftë informal, një fotografi apo një gjë, me një nga pjesa e administratës Trump. Që në Mynih ku tentuan të takonin zv/Presidentin e tjera. Që në inaugurim të Presidentit Trump. Rama ishte gati ta bënte takimin në Mynih. Një mesazh i shkuar i tha jo atë, ai është kukulla e Sorosit. Pra nuk është kaq e pandjeshme dhe e padukshme kjo mbështetja që ne po marrim”, përfundoi Paloka në “Off the Record”.

© SYRI.net

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

To Top