Blerim Bexheti: Është demokratike të kërkosh rregullim të ri kushtetues
Deputeti i BDI-së, Blerim Bexheti, ka dhënë një intervistë për “Daily Click” ku ka shprehur mbështetjen e tij për idenë e aprovimit të modelit belg ose irlandez për ndarjen e rajoneve në Maqedoninë e Veriut.
“Unë e konsideroj shumë demokratike, shumë fisnike. Jo unë personalisht, por gjithë grupi parlamentar, gjithë Fronti Europian, që të rregullohet kjo çështje, që edhe shqiptarët të jenë zot në shtëpinë e vetë, ashtu siç është e paraparë me Marrëveshjen e Ohrit”, tha Bexheti.
Ai gjithashtu shtoi se BDI po punon me ekspertë ndërkombëtarë për të gjetur zgjidhje për çështjen e legjitimitetit.
“Nuk është e rrezikshme të kërkohet të mbrohet vota e përfaqësuesit, në atë vend ku merr legjitimitetin. Kjo është shumë demokratike. Me të gjitha standardet demokratike është në nivelin e duhur, pasi që kërkon një rregullim të ri kushtetues. Fundja e fundit, edhe të kërkosh një rregullim të ri kushtetues, nuk është diçka e rrezikshme”, tha Bexheti.
Këto deklarata tregojnë përkushtimin e BDI-së për gjetjen e një zgjidhjeje ligjore dhe demokratike për problemet e legjitimitetit në Maqedoninë e Veriut, duke reflektuar shqetësimet dhe synimet e komunitetit shqiptar në vend.