Bisedat Mihali-Krasniqi, Çitaku: Sot të gjithë e kanë të qartë se GEN-in serb dhe Martinin e kemi dhuratë nga Vetëvendosja
Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë se publikimi i komunikimeve të Dejona Mihalit me Nagip Krasniqi konfirmon dhe vërteton të gjitha dyshimet për aferat korruptive.
Ajo, tutje shprehet se sot, ‘të gjithë e kanë të qartë se GEN-in serb dhe Martinin e kemi dhuratë nga Qeveria e Lëvizjes Vetëvendosje’, transmeton Klankosova.tv.
“Ftojmë institucionet e rendit t’i shkojnë deri në fund hetimeve, dhe udhëheqësit e këtyre skemave abuzive, të cilat varfëruan qytetarin dhe pasuruan pushtetarët, të sillen para drejtësisë”, shkruan Çitaku.