Connect with us

Press24.info

Bellingam: Do të luaj ku të dojë Ançeloti. Rodrigo: Ky është vetëm fillimi, prisni edhe pak

Sport

Bellingam: Do të luaj ku të dojë Ançeloti. Rodrigo: Ky është vetëm fillimi, prisni edhe pak

Bellingam: Do të luaj ku të dojë Ançeloti. Rodrigo: Ky është vetëm fillimi, prisni edhe pak

Xhud Bellingam është shpallur lojtari më i mirë i Superkupës së Europës të luajtur në stadiumin kombëtar të Varshavës, në të cilën Reali e tij mposhti Atalantën 2-0. Anglezi nuk arriti të shënonte, por ai ishte vendimtar në golin e dytë me asistin e shkëlqyer për Kilië Mbape.

 

Bellingam doli në një konferencë për shtyp pas ndeshjes dhe pranoi se këtë sezon do t’i duhet të përshtatet për të luajtur më larg zonës. “Nuk më intereson ku luaj. Kundër Atalantës kam luajtur më shumë në të majtë, por kjo varet gjithmonë nga ndeshja dhe kundërshtari. Është e qartë se sa më afër zonës ku luan, aq më e lehtë është të shënosh. Tani do të më duhet të përshtatem, por jam gati të luaj ku të vendosë Ançeloti”, deklaroi mesfushori.

Rodrigo- Pritej në stol, por Karlo Ançeloti e ka gjetur formulën e re dhe Rodrigo Goesh ka qenë titullar në fitoren 2- 0 të Realit kundër Atalantës në finalen e Superkupës së Europës. Ai deklaroi se triumfi në Superkupë është vetëm fillimi, por Reali do të shihet në ditët në vijim kur forma fizike të ketë arritur pikun.

“Ne jemi stërvitur pak, por të gjithë jemi të gatshëm. Ky është vetëm fillimi, por Realin e vërtetë do ta shihni pas disa javësh, po përmirësohemi. Do të jemi akoma shumë më mirë për pjesën tjetër të sezonit”, tha Rodrigo. Braziliani foli dhe për trofeun, duke thënë: “Kjo është ajo që ne donim, të fillonim sezonin me tituj. Kjo na jep shumë besim për pjesën tjetër të sezonit”.

PANORAMASPORT.AL

Continue Reading
You may also like...
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

To Top