Connect with us

Press24.info

Bela: Taravari “gjitholog”, mbulimi i skandalit me sulm ndaj Frontit Evropian tregon se sa ia kanë frikën

Maqedoni

Bela: Taravari “gjitholog”, mbulimi i skandalit me sulm ndaj Frontit Evropian tregon se sa ia kanë frikën

Bela: Taravari “gjitholog”, mbulimi i skandalit me sulm ndaj Frontit Evropian tregon se sa ia kanë frikën

Reagime të shumta nga analist në Kosovë dhe RMV, ka ngjallur incidenti i djeshëm ndaj presidentes Vjosa Osmani në Aeroportin e Shkupit.

Njohësit e rrethanave politike kanë vlerësuar se duhet ndërprerë marrëdhënijet diplomatike mes dy vendeve pas këtij incidenti.

Reagim ka pasur edhe nga Presidenca e Kosovës.

Me reagim për këtë ka dalë edhe analisti nga Shkupi, Valon Bela, i cili veҫ skandalit, ka përmendur edhe Arben Taravari i cili poashtu kishte një reagim në të cilin nuk përmendte fare Presidenten Osmani.

Bela e cilëson Taravarin si “gjitholog” dhe thotë se ky veprim i mbulimit të skandalit të atyre që e kryejnë me sulm ndaj Frontit Evropian tregon për subkoshiencën e tyre që dëshmon se e dijnë se janë humbës dhe se ia kanë frikën Frontit Evropian (rikthimit të tyre)

Reagimi i plotë:

Në Maqedoni të Veriut po ndodhin dy gjëra (rryma);

Kemi Frontin Evropian (BDI) që po kërkon marrëveshje të re sepse ajo e Ohrit u shkel me dy këmbë, dhe kemi këta puthadorët e VLEN që thonë jo jo mirë është dhe le t’na shkelin akoma më shumë këta të VMRO-së.

Rastin më të mirë e keni te reagimi i ekspertit gjitholog, Taravari, ku askund se përmend Vjosën (ngjashëm si reagimi nga TAV ku presidentit të një shteti i thot “pasagjer”) në ndërkohë Taravari akuzon BDI-në duke harruar se ishte vet zyreja e Presidentes Vjosa Osmani që ka reaguar dhe jo BDI.

Ky veprim i mbulimit të skandalit të atyre që e kryejnë me sulm ndaj Frontit Evropian tregon për subkoshiencën e tyre që dëshmon se e dijnë se janë humbës dhe se ia kanë frikën Frontit Evropian (rikthimit të tyre)

A do kemi marrëveshje të re të propozuar nga Fronti Evropian apo do vazhdojnë servilët me këtë qasje kuslinge varet. Me heshtjen konstante të BDI-së dhe qasjen konformiste “të të vjetërve” në BDI pak si zor.

Në ndërkohë VLEN po degradon çdo arritje me “vazhdojmë me veprim”.

 

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

To Top