Bekteshi: Vendimi i fundit i Qeverisë jo legjitime dëmton të ardhmen e mbi 7 mijë familjeve shqiptare
Ish ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi ka komentuar vendimin e fundit ligjor për të ulur përqindjen e shqiptarëve në administratë.
Sipas Bekteshit vendimi është joligjor sepse qeveria është jolegjitime.
Thotë se me këtë vendim Mbi 7.000 familjeve Shqiptare ju humbet e drejta e punësimit në sektorin publik, dhe u jepet Maqedonasve dhe Sërbve.
“Dëmtojnë të ardhmen e mijëra familjeve shqiptare! Sektori publik (pa SHA), ka mbi 130.000 të punësuar dhe me regjistrimin e fundit e drejta e punësimit sipas përkatësisë etnike ishte si vijon:
Maqedon 54,21% ose 70.330
Shqiptar 29.52%ose 38.390
Turq 3.98% ose 5.174
Rom 2.34% ose 3.042
Sërb 1.18% ose 1.534
Me vendimin joligjor të kësaj qeverie jolegjitime dhe anti-MO është si vijon:
Maqedon 58.44% ose 75.972
Shqiptar 24.30% ose 31.590
Turq 3.86% ose 5.018
Rom 2.53% ose 3.289
Sërb 1.30% ose 1.690”, ka shkruar mes tjerash Bekteshi.