Bekteshi: Pensionet do të rriten për 1000 denarë, qeveria i mashtroi pensionistët
Pensionet e shtatorit nuk do të rritën për 2.500 denarë. Kështu ka deklaruar ish ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, i cili ka thënë se përveç rritjes që duhej të bëhej sipas metodologjisë së vjetër, pensionet do të rriten për vetëm 1.000 denarë.
“Mashtrimi i pensionistëve! Sapo e shqyrtova propozim-buxhetin e dorëzuar në Kuvend, ku qartë shifet se pensionet nuk rriten me 2.500 den. Qeveria e kaluar me ligj vendosi të harmonizoj pensionet dhe pagën minimale, ku 50% përcaktohet nga rritje a pagës mesatare dhe 50% nga inflacioni. Pensionet nuk do të rriten më shumë se 1.000 den shtesë nga ajo që u takon me ligj. Pa takat, pa dije!”, shkroi Bekteshi.