Bekteshi godet Kasamin: Investimi i KIEL në Tetovë, meritë e Ali Ahmetit
Ish ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi nga Bashkimi Demokratik për Integrim ka reaguar pas postimit të bërë nga kreu i Lëvizjes Besa, Bilal Kasami i cili është lavdëruar se ai dhe qeveria VMRO-VLEN i ka dhënë leje kompanisë gjermane KIEL, ku do të hapen 300 vende të reja të punës për rajonin e Pollogut.
Sipas Bekteshit, investimi i kompanisë gjermane KIEL në Tetovë është vepër e Ali Ahmetit
Reagimi i Kreshnik Bekteshit:
Investimi i kompanisë gjermane KIEL në Tetovë është vepër e Ali Ahmetit, dhe mirë që vizitohen veprat e ti, por do të ishte edhe më mirë që nga ato vepra të mësohet!