Connect with us

Press24.info

BDI: Qeveria (VMRO-Vredi-Znam) pa paralajmërim ka rritur çmimin e energjisë elektrike për mbi 65.000 kompani me mbi 50%

Maqedoni

Marrë parasysh ankesat e ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme, BDI njofton opinion që Qeveria jolegjitime në mënyrë jo transparente ka rritur cmimin e energjisë elektrike për mbi 65.000 ndërmarrje mikro, të vogla dhe të mesme për më shumë se 50%.

 Edhe atë nga 8.78 den/kWh në 13.37 den/kWh ose për më shumë se 50%.

Duam që të njoftojmë opinion se ky veprim ndikon drejtpërdrejt ne buxhetin e qytetarëve duke rritur cmimin e produkteve dhe shërbimeve si dhe duke dëmtuar likuiditetin e kompanive.

Duke mos rritur pagën minimale, pagat në sektorin publik një veprim i tillë do të ndikojë në përkeqësimin e standardit jetësor për qytetarët tanë.

 Bëjmë thirrje, që sa më shpejt të ndërmerren masa për uljen e cmimit të energjisë elektrike si dhe cmimet e produkteve ushqimore në interes te qytetarëve dhe kompanive mikro, të vogla dhe të mesme që përbëjnë 98% të kompanive aktive në vend.

Continue Reading
You may also like...
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

To Top