BDI: Qeveria monoetnike me urdhër të Vuçiqit arreston ushtarë të UÇKsë
Bashkimi Demokratik për Integrim në një komunikatë për media kanë shprehur dëshpërim të thellë me veprimin tejet tendencioz dhe të përsëritur të institucioneve të vendit ndaj ish ushtarit të UÇKsë Blerim Ramadani nga Kosova i cili po përndiqet me urdhër të qeverisë serbe dhe është arrestuar në Shkup.
“Humbësit e zgjedhjeve, vazalët puthadorë në qeverinë monoetnike, të cilët nuk kanë legjitimitetin e votuesve shqiptarë, por janë të preferuarit e VMROsë, u krekosën që e kanë liruar Blerim Ramadanin, duke e mashtruar opinionin kombëtar sepse atij vetëm iu ndryshua masa e sigurisë, ndërsa dje, policia vendosi ta arrestojë përsëri dhe ta dërgon në paraburgim aktiv.
Shqiptarët janë jetim dhe të poshtëruar me këta hyzmeçar pa asnjë kapacitet kombëtar e institucional.
Poshtërsimi çdo ditë po thellohet dhe nuk kalon asnjë ditë e vetme pa skandal të përmasave dekadëshë.
Për vetëm 50 ditë qeverisje pa legjitimitet, VazaLENi zhbëu të gjitha të arriturat kombëtare dhe sëfundmi duke poshtëruar edhe ish ushtarët e UÇKsë me urdhër të drejtëpërdrejt nga Vuçiqi dhe Serbia”, thuhet në reagimin e BDI-së.