Connect with us

Press24.info

BDI: Gjuetia politike e shtrigave dhe kërcënimet me jetë janë dhunë e orkestruar politike

Maqedoni

BDI: Gjuetia politike e shtrigave dhe kërcënimet me jetë janë dhunë e orkestruar politike

BDI: Gjuetia politike e shtrigave dhe kërcënimet me jetë janë dhunë e orkestruar politike

Bashkimi Demokratik për Integrim ka dënuar, siç e quajnë ata “gjuetinë politike të shtrigave” të motivuar politikisht që ka në shënjestër ish-Ministrin e Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi dhe BDI-në si organizatë politike.

“Akuzat e pabaza për “pengim të drejtësisë” të ngritura kundër tij janë të fundit në një seri akuzash dhe kërcënimesh të pabazuara që synojnë diskreditimin e partisë sonë dhe përfaqësuesve të saj.
Gjatë muajit të kaluar, jemi përballur me kërcënime të shumta për jetët e deputetëve dhe eksponentëve tanë partiak, përveç shpifjeve të rreme të përditshme. Këto veprime janë përpjekje të qarta nga qeveria për të devijuar vëmendjen e publikut nga dështimet e saj katastrofike dhe për të frikësuar qytetarin shqiptar, i cili me të drejtë është i indinjuar nga degradimi i shpejtë i pozitës së tij që prej formimit të kësaj qeverie.

LEXO EDHE:

Reagon Kreshnik Bekteshi: Përndjekja politike, qëllimi i frikësimit nuk do t’ju kalojë!

Eshtë një përpjekje e hapur për hakmarrje politike ndaj partisë që institucionalizoi dinjitetin e popullit shqiptarë në këtë vend dhe për të heshtur zërin e popullit shqiptar duke e rikthyer shtetin e kapur.
Është e qartë se qeveria me legjitimitet monoetnik tenton për të mbuluar paaftësinë dhe keqmenaxhimin e saj duke sulmuar kundërshtarët politikë.

Qëndrojmë të vendosur dhe nuk do të trembemi nga këto taktika frikacake. BDI mbetet e angazhuar për mbrojtjen e të drejtave dhe dinjitetit të popullit shqiptar në Maqedoninë e Veriut.

U bëjmë thirrje të gjithë mbështetësve tanë të smos bijnë pre përmes këtyre veprimeve keqdashëse dhe të qëndrojnë të bashkuar kundër masave shtypëse të kësaj qeverie.

I bëjmë thirrje komunitetit ndërkombëtar dhe mediave e shoqëriaë civile të monitorojnë nga afër këto zhvillime dhe të mbajnë qeverinë përgjegjëse për veprimet e saj.

Së bashku, do të vazhdojmë të luftojmë për drejtësi, barazi dhe vendin e duhur të popullit shqiptar në shoqërinë tone dhe shtetin tone të përbashkët”, thuhet në reagimin e BDI-së.

Continue Reading
You may also like...
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

To Top