BDI: Flamuri kombëtar mbrohet me vepra, jo me fjalë boshe të vazalëve
Poshtërimi ditor nga ana e humbësve të zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare është në përmasa alarmante duke cënuar këtë rradhë flamurin kombëtar shqiptar për qytetarët.
Më herët, ZNAM dhe VMRO ua larguan flamurin kombëtar nga zyret e tyre, e larguan gjuhën shqipe nga të gjitha institucionet, i larguan shqiptarët nga balanseri, burgosën ushtarët e UÇKsë dhe tash i erdhi rradha edhe përdhosjes së flamurit kombëtar.
Pa aftësia e vazalëve dhe humbësve si Astrit Iseni, po i merr në qafë shqiptarët.
Dje në Strumicë, shqiptarët nuk u lejuan të përdorin flamurin kombëtar dhe u dëbuan nga qyteti.
Pas këtij skandali, dorëheqja është gjëja më e vogël që mund të bëni nëse keni pikë dinjiteti kombëtar.