Connect with us

Press24.info

Barcelona në limitet e kohës, duhen urgjentisht largime

Sport

Barcelona në limitet e kohës, duhen urgjentisht largime

Barcelona në limitet e kohës, duhen urgjentisht largime

Kanë mbetur vetëm dy ditë deri në debutimin e Barçës në La Liga 2024-25 kundër Valencias në “Mestalla” dhe gjashtë lojtarë të ekipit të parë nuk janë regjistruar ende: Injigo Martinez, Aleks Vaje, Pablo Torre, Vitor Roke, Pau Viktor dhe Dani Olmo.

 

Për më tepër, klubi i Barçës ka plane për të afruar dhe një mbrojtës të majtë e një tjetër të djathtë. Kjo është arsyeja pse, më shumë se kurrë, është urgjente të përshpejtohet operacioni i largimeve nga Barça. Këtë javë nuk priten më operacione financiare në lidhje me “Barça Vision” (kanë mbetur ende 60 milionë euro për t’u arkëtua) apo kontratën e re me “Nike”, kështu që arritja e rregullit 1:1 ende nuk është e mundur.

Në zyrat e Barcelonës po punohet intensivisht për të zgjidhur disa nga problemet. Emri i parë që pritet të largohet është Vitor Roke, me milionat e të cilit do të arrihej mundësia për më shumë hapësirë për “fair play” financiar në La Liga. Kjo do t’i mundësonte klubit të kryejë regjistrimet e lojtarëve dhe për të përfunduar përforcimin e skuadrës. Një tjetër mbrojtës, largimi i të cilit mund të ndihmojë shumë në “fair play” të Barcelonës është Klement Lengle.

Me kontratë deri në vitin 2026, paga e tij bruto për këtë sezon është 16 milionë. Deko u takua me agjentin e tij të dielën për të diskutuar kushtet e largimit të tij, të cilat mund të jenë një huazim. Lenglet duket se parapëlqen Atletikon Madridit para Vijarrealit. Flick do të ishte i kënaqur që ai të qëndronte, por paga e tij është një handikap i madh.

PANORAMASPORT.AL

Continue Reading
You may also like...
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

To Top