Bajrami: Taravari përgadit terren për t’ia falur VMRO-së, Strugën dhe Kërçovën
Sekretari Teknik i Aleancës për Shqiptarët, Bujar Bajrami tha se Taravari po vazhdon me të njëjtin avaz që siç tha, në qytetet me shumicë shqiptare emëron drejtor nga kuadro të VMRO-së. Bajrami tha se Taravari, për ta fituar Gostivarin, do t’ia “shesë” VMRO-së Kërçovën dhe Strugën.
“Taravari vazhdon me të njëjtin avaz. Mes tjerave, emëron për Drejtor kuadro të VMRO-së në qytetet me popullsi shumicë shqiptare.
– Spitali i Përgjithshëm Kërçovë, Maja Cvetanovska Trajkovska,
– Spitali i Përgjithshëm Strugë, Vladimir Bunçevski.
Ky është një ‘paralajmërim’ se binomi Taravari-VMRO vazhdon me planet për fuqizimin edhe mëtej të VMRO-së në zgjedhjet lokale, ku për të fituar Gostivarin, Taravari do t’ja ‘shes’ VMRO-së Kërçovën dhe Strugën”, tha Bajrami.