Atë që se bëjnë liderët e VLEN-it, e bën VMRO-ja, i del në mbrojte Afrim Gashit
Atë që se bëjnë liderët e VLEN-it,Mexhiti, Kasami, Taravari dhe Qoku e bën VMRO-DPMNE-ja e Mickoskit.
Sipas VMRO-DPMNE-së, Afrim Gashi nuk ka shkelur ligjin, udhëtimi i tij pa sigurim do të ishte shkelje ligji që duhet sanksionuar.
Nga Kabineti i kryeparlamentarit thonë se udhëtimi i djeshëm i kryetarit të Kuvendit Afrim Gashi në Kosovë, ka qenë në përputhje me të gjitha procedurat e parapara sipas ligjit.
Nga Kabineti i Gashit thonë se për udhëtimin në Kohë është njoftuar edhe MPB-ja dhe MPJ-ja.
Një bartës i një pozicioni si Afrim Gashi pasohet nga një protokoll i detyrueshëm dhe shoqërim i vazhdueshëm. Situata e kundërt, mungesa e eskortës dhe mos sigurimi është vepër e sanksionueshme, njofton VMRO-DPMNE.
“Sipas SDS-së a është dashur të shkelen ligjet në rastin e Afrim Gashit?
Koha e arbitraritetit përfundoi me ndërrimin e pushtetit”, thekson partia në pushtet.