Connect with us

Press24.info

“Atdheu asnjëherë dhe në asnjë mënyrë nuk është i negociueshëm…”

Kosovë

“Atdheu asnjëherë dhe në asnjë mënyrë nuk është i negociueshëm…”

“Atdheu asnjëherë dhe në asnjë mënyrë nuk është i negociueshëm…”

Naim Ef. Tërnava

Atdheu është vendi në të cilin kemi lindur dhe në të cilin jetojmë. Atdheu është toka në të cilën morëm frymën e parë, në të cilën jetojmë dhe në të cilën do të kalojmë pjesën tjetër të jetës, andaj duhet ta duam atë. Besoni me zemër të hapur, se vërtet atdheu ynë është më i miri dhe më i bukuri.
Prandaj të dua o Atdhe, dhe krenohem me lavdinë dhe trashëgiminë tënde o Kosova ime, ngase ti je jeta dhe pa ty nuk ka jetë.
Atdheu asnjëherë dhe në asnjë mënyrë nuk është i negociueshëm, ngase është tokë e të parëve dhe tokë e nipërve dhe mbesave tanë, është kujtimi dhe identiteti ynë, dhe është pjesa më e bukur e tokës që shohin sytë tanë.
Kur themi “atdhe”, në sytë tanë vizatohet një imazh i heronjve sypatrembur, prej të cilëve mësuam dashurinë dhe kuptimin e drejt të sakrificës e flijimit, prej të cilëve mësuam durimin në fatkeqësi, mësuam burrëri dhe mençuri.
E kemi dashur, e duam akoma dhe do të vazhdojmë ta duam deri në frymën e fundit, sepse është gjëja më e shtrenjtë që kemi.
————————————————
,,Shkëputje nga fjalimi i Myftiut té Republikës sé Kosovës Naim ef. Ternava, të mbajtur në Malishevë për nderë té 28 Nëntorit’’

Continue Reading
You may also like...
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

To Top