Connect with us

Press24.info

ASH: Të dënohet kërcënimi me shkrim, që të parandalohet dhuna në të ardhmen

Maqedoni

ASH: Të dënohet kërcënimi me shkrim, që të parandalohet dhuna në të ardhmen

ASH: Të dënohet kërcënimi me shkrim, që të parandalohet dhuna në të ardhmen

“Dënojmë ashpër kërcënimet në adresë të deputetëve shqiptarë në Kuvendin e RMV. Mesazhet e këtilla kërcënuese janë edhe nxitje e urrejtjes dhe dhunës, ndërsa paraqesin rrezik të drejtëpërdrejtë për jetën e deputetëve dhe të çdo qytetari në vend” thuhet në reagimin e ASH-së.

“Heshtja dhe mosndëshkimo i veprimeve të këtilla paraqet inkurajim për personat që kësaj radhe kanë guxuar të kërcënojnë me shkrim, ndërsa nesër mund të guxojnë edhe të veprojnë.
Relativizimi i kërcënimeve të këtilla le hapsirë për tu inkurajuar grupet kriminale dhe nacionaliste në vend”, vijon reagimi i ASH-së.

“Një motiv shtesë për këto veprime paraqet edhe qasja nacionaliste e Qeverisë, gjuha e ashpër që ka filluar të përdoret ndaj shqiptarëve edhe nga eksponentë politik maqedonas dhe indiferenca totale e partive shqiptare në Qeveri të cilët as këtë rast nuk e shohin të udhës ta dënojnë dhe të veprojnë institucionalisht.

Ftojmë organet e rendit që të zbardhin këtë rast, kërcënuesit të zbulohen dhe të sanksionohen dhe të dërgohet porosi që do të parandalojë dhunën sa është ende në fazën e retorikës verbale”, mbyllet reagimi i ASH-së.

Continue Reading
You may also like...
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

To Top