Connect with us

Press24.info

Arbër Ademi – VLEN-it: Çdo përdhosje e gjuhës shqipe rrezikon stabilitetin etnik

Maqedoni

Arbër Ademi – VLEN-it: Çdo përdhosje e gjuhës shqipe rrezikon stabilitetin etnik

Arbër Ademi – VLEN-it: Çdo përdhosje e gjuhës shqipe rrezikon stabilitetin etnik

Arbër Ademi nga Bashkimi Demokratik për Integrim, ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së kryetarit të kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, Darko Kostadinovski, në lidhje me ndryshimin e Ligjit të Gjuhëve.
Sipas Ademit, çdo përdhosje ndaj gjuhës shqipe rrezikon stabilitetin politik dhe etnik në vend.

Shkrimi i plotë i Arbër Ademit:

Tentimi për shfuqizimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve, gjegjësisht për pezullimin e gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare në RMV, edhe pse e dëshirojnë, nuk mund të jetë punë e kryer e Qeverisë njëetnike dhe e koalicionit VMRO-VLEN-ZNAM.

Arsyetimi i Degës së VMRO-së në VLEN, se është Levica ajo që e ka kontestuar Ligjin e gjuhëve në Gjykatën Kushtetuese, nuk është asgjë tjetër pos nënshtrim i radhës dhe zhbërje të çdo të arriture të shqiptarëve në RMV.

VLEN duhet ta ketë të qartë se gjuha shqipe është e shenjtë dhe se çdo përdhosje e saj rrezikon stabilitetin politik dhe etnik në Maqedoninë e Veriut.

Pas ndryshimit të formulës së Balancuesit dhe nënçmimit të shqiptarëve, vazaliteti i VLEN-it duket se nuk ka fund. Megjithatë, të njëjtit duhet ta dinë se historia shqiptare mban mend shumë Rrahman Morina që, për interesa vetjake dhe grupore, shitën çdo gjë kombëtare!”.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

To Top