Analisti serb: Ajo që duhet të kuptojnë politikanët shqiptarë…
Analisti serb ishte këtë të premte i ftuar në “Balkan Talks” në Euronews Albania ku tha se tensionet mes Serbisë dhe Kosovës mund të vijojnë.
Sipas tij, nëse diçka do të ndryshojë, kjo duhet të bëhet tani. Ai u shpreh se duhet të jepet një mesazh i qartë kundër këtyre sulmeve terroriste.
“Çasti është ky! Të gjithë janë duke pritur administratën e re në Uashington, në Bruksel po ashtu kemi pasur disa ndryshme. Gjithashtu komisioneri i mëparshëm nuk ishte shumë i mirë dhe duhet ta lidhte dhe me sulmin terrorist që ndodhi në Ibër.
E dija që diçka do të ndodhte nga Brukseli dhe do të dërgonin një mesazh ndaj Vuçiçit dhe Kurtit që do duhet menaxhuar më mirë dhe donin të eliminonin pjesën e propagandës së sigurisë, pra të përdornin çështjen e sigurisë për të marrë vota. Prishtina i pati shumë herët këto zgjedhjet, Beogradi nga na tjetër është në një situatë paniku, ndoshta në mars do të jenë zgjedhjet lokale, e ndoshta edhe ato parlamentare.
Ndoshta ky është një çast ku ju nuk mund të flisni për sigurinë, sepse politikanët po bëjnë punën e tyre, dialogu është thjesht në një qoshe duke vdekur. Për mua personalisht nëse ne gjatë dy javëve nuk dëgjojmë shenja të qarta nga kontaktet sidomos nga Uashingtoni, nëse nuk shprehin mesazhi i parë, zero tolerancë për lojërat tuaja me sigurinë, ndaloni me këto gjëra. Mesazhi i dytë: ‘nëse ju vërtet doni të menaxhoni mjediset demokratike për minoritetet serbe, sepse statusi i tyre ka për të përcaktuar statusin e Kosovës. Politikanët shqiptar duhet të kuptojnë se Kosova kurrë nuk do të njihet si shtet nëse nuk e zgjidh këtë problem në mënyrë demokratike”, tha Janiç. /Euronews Albania/