Analisti Fatos Lubonja: “Shteti Bektashi” tregues i rënies së demokracisë në Shqipëri
Ideja e Ramës për një “shtet sovran bektashi” u prit megjithatë me rrudhje vetullash dhe vlerësohet nga analistë të politikës si e çuditshme dhe absurde.
“Këtë ide të çuditshme për një vend të tillë që ka të bëjë me tërësinë territoriale të vendit, që kërkon ndryshime të Kushtetutës, ky njeri nuk e konsulton me asnjë shqiptar, por e deklaron nëpër botë, duke shpërfillur jo vetëm ne që na konsideron armiq, por edhe ata shqiptarë që e mbështesin apo janë pjesë e qeverisë së tij,” i tha BIRN publicisti Fatos Lubonja.
“Kjo tregon nivelin e rritjes së autoritarizmit, domethënë të rënies së demokracisë në Shqipëri,” shtoi Lubonja.
Sipas tij, kjo mund të jetë një operacion mediatik për të hequr vëmendjen nga një sërë artikujsh në median ndërkombëtare, që e shohin Shqipërinë e qeverisur nga Rama si një “narkoshtet”.
“Tymnajë narciziste për të qëndruar në qendër të vëmendjes apo për të tërhequr vëmendjen nga akuzat në mediat botërore për ndërtimin e një narkoshteti,” tha ai.