Connect with us

Press24.info

Ali Ahmeti takoi Ambasadorin Geer: Skenare për destabilizim krijon qeveria për të fajësuar të tjerë

Maqedoni

Ali Ahmeti takoi Ambasadorin Geer: Skenare për destabilizim krijon qeveria për të fajësuar të tjerë

Ali Ahmeti takoi Ambasadorin Geer: Skenare për destabilizim krijon qeveria për të fajësuar të tjerë

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka takuar sot në selinë e partisë në Tetovë, Ambasadorin e Bashkimit Europian në Shkup, David Geer.

“Bashkëbiseduesit këmbyen mendime rreth Marrëveshjes së Ohrit, të Prespës dhe të fqinjësisë së mirë me Bulgarinë, integrimin europian, reformat në përputhje me pritjet e BE, legjitimitetin zgjedhor, etj.
Kryetari Ahmeti elaboroi mbi draft platformën për legjitimitet të përgaditur nga autori i Marrëveshjes së Ohrit Paul Ëilliams dhe PILPG, mendimet e ekspertëve vendor dhe për hapat që do ti ndërmerr BDI dhe Fronti Europian në mbrojtje të legjitimitetit.

Z. Ahmeti gjithashtu foli për paralajmërimet tendencioze të Kryeministrit Mickovski për destabilizim duke shfaqur shqetësim për inskenime të qëllimshme qeveritare për fajësim të të tjerëve me qëllim të defokusimit të opinionit nga dështimet e qeverisë.

BDI është përkushtuar për stabilitet, siguri, paqe, marrëdhënie të mira ndëretnike dhe ndërfqinjësore si dhe integrim europian dhe refuzon çdo tentativë inskenuese politike për destabilizim.

Gjithashtu, mbetemi partner më i përkushtuar i Bashkimit Europian dhe i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për një Maqedoni të veriut partnere dhe anëtare të NATO dhe BE”, thuhet në komunikatën e BDI-së.

Continue Reading
You may also like...
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

To Top