Ademi: Po e mashtroni opinionin, mbyllni të gjitha kazinot e bastoret, me një vendim Qeverie
Nënkryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Arbër Ademi ka sfiduar sic thotë vazalët e VMRO-së që në seancën e ardhëshme të hiqni të gjitha licencat për lojëra të fatit në 32 vitet e fundit.
Sipas Ademit, duke qenë vazal të VMRO-së ky grup i partive shqiptare nuk e votuan ligjin për mbylljen e lojërave të fatit të propozuar nga BDI-ja.
Shton se VLEN ka marrë në mbrojtje mbroni oligarkun serb dhe monopolin e tij edhe në online edhe në bastore e kazino.
Reagimi i plotë:
Mos mashtroni opinionin
1. Ju, duke qenë vazalë të VMRO-së, nuk e votuat ligjin për mbylljen e lojërave të fatit që ne e propozuam. Me këtë veprim tuajin, ligji nuk u miratua në mandatin paraprak.
2. Licenca nuk jep Lotaria, por Qeveria. Prandaj, po ju sfidojmë, në seancën e ardhshme të qeverisë, hiqni të gjitha licencat për lojëra të fatit në 32 vitet e fundit.
3. VOTONI dhe bindeni edhe VMRO DPMNE që të votoj ligjin e Frontit Europian për mbylljen totale të lojërave të fatit, edhe online, edhe në bastore, lojëra elentronike, kazino.
4. Pse po e mbroni oligarkun serb dhe monopolin e tij edhe në online edhe në bastore e kazino?
5. Çdo gjë tjetër është gënjeshtër, gjueti shtrigash, mashtrim i opinionit si çdo fjalë e juaja dhe secili veprim i juaji nga fushata gjer më sot!