Ademi për kallëzimin penal ndaj Bekteshit: Kjo është përndjekje politike
Nënkryetari i BDI-së, Arbër Ademi, e ka quajtur përndjekje klasike politike, kallëzimin penal të ngritur nga Policia e Ohrit, ndaj ish-ministrit të Ekonomisë.
“Përndjekje klasike politike!
Por, ta dini, kjo NUK KALON!
Shpifjet, kërcënimet, shantazhet janë 0 për Kreshnikun dhe të gjithë ne.
Turpin, skandalet dhe vazalitetin, shkeljen e vullnetit të votuesit shqiptar të shoqëruar me dështime të përditshme e të gërditshme nuk mund t’i mbuloni me përndjekje politike për gjoja ekzistimin e ndonjë vepre zgjedhore, ku humbja për ju ka qenë e madhe, shumë e madhe.
Ta dini se do të na keni përballë, me guxim dhe këmbngulje në misionin tonë fisnik për të mbrojtur dinjitetit e votuesit shqiptar”, thuhet në reagimin e nënkryetarit të BDI-së, Arbër Ademi.