Connect with us

Press24.info

Incidenti i Osmanit, kallëzim penal ndaj shefit të sigurimit të kryeparlamentarit Gashi dhe dy policëve

Maqedoni

Incidenti i Osmanit, kallëzim penal ndaj shefit të sigurimit të kryeparlamentarit Gashi dhe dy policëve

Incidenti i Osmanit, kallëzim penal ndaj shefit të sigurimit të kryeparlamentarit Gashi dhe dy policëve

Policia e ka kallëzuar penalisht shefin e sigurimit të kryeparlamentarit Afrim Gashi, policin i cili më 1 gusht në Aeroportin e Shkupit me urdhër të Gashi shkoi për të pastruar situatën e krijuar mes presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani dhe policisë kufitare e kontrollit të sigurisë në TAV.

Ai është pezulluar nga puna dhe ndaj tij rëndojnë kallëzimet për cenim të sigurisë dhe pengim i personit zyrtarë. Procedurë disiplinore është ngritur edhe ndaj dy policëve të tjerë.
“I denoncuari ka ardhur në Aeroportin e Shkupit me veturë në parkingun e sektorit VIP. Ka dal nga vetura dhe ke nxjerr armën, e ka përgatitur dhe përsëri e ka kthyer në bel. Policit që ka qenë i sistemuar tek dera i është qasur me zë të lartë dhe i është kërcënuar. Polici është dërguar në Aeroport nga kryetari i Kuvendit me qëllim tejkalimin e mosmarrëveshjes së krijuar me presidenten e Kosovës. Ai bashkërisht me dy policë të tjerë, duke lëvizur nëpër pjesën ku nuk e kanë të lejuar të lëvizin, i janë kërcënuar me jetë të punësuarve në TAV dhe policëve duke kërkuar që presidenten ta dërgojnë me veturë deri te aeroplani”, thuhet në komunikatën e MPB-së.

Kryeministri Hirstijan Mickoski tha se askush nuk do të jetë mbi ligjin dhe do të ketë përgjegjësi penale derisa vërtetohet vepra.

“Derisa institucionet konstatojnë tejkalim të procedurave apo kryerje të veprës penale, të jeni të sigurt se ai person do të dalë para përgjegjësisë. Askush nuk do të mund të jetë mbi ligjin. Derisa jam unë kryeministër, njerëz mbi ligjin nuk ka dhe nuk do të ketë”, tha Mickoski.

Për cenim të sigurisë i dyshuari rrezikon më së shumti 6 muaj burg ose gjobë në të holla, ndërsa për pengim të personit zyrtarë rrezikon dënim me burg nga 1 deri në 3 vjet.

Continue Reading
You may also like...
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

To Top