Jeton Shaqiri sfidon gjithë vlenin, ende nuk kanë përgjigje / Po del që qeveria aktuale VMRO-Vlen e prishi akreditimin e Medresesë Isa Beu.
Jeton Shaqiri:
Vogëlsia e Bilallit për të mbuluar incidentin ndërshtetëror me gënjeshtër lokale
Kryetari i VLEN, apo ende vetëm BESA? sapo paska dashur ta shmangë incidentin ndërshtetëror me presidenten e Kosovës, znj. Vjosa Osmani, duke hapë një temë tjetër. Nuk ka problem me hapë tema, problemi është që edhe te tema tjetër ka gënjyer. Paska thënë që i kemi gënjyer besimtarët dhe nxënësit për akreditimin e Shkollës së Mesme “Isa Beu” në Shkup.
E njoftoj opinionin edhe njëherës, siç i kam njoftuar muaj më parë, gjatë kohës kur isha ministër i arsimit dhe shkencës – që Shkolla e Mesme “Isa Beu” në Shkup është E AKREDITUAR, me të gjitha procedurat e mbaruara në afat kohor dhe ligjor, me AKTVENDIM nga Ministria e arsimit, me mendim paraprak nga Byroja për zhvillim të arsimit.
Pra, këtu nuk ka asnjë problem dhe me 1 shtator nxënësit duhet të vijojnë mësimin. E sfidoj Bilall Kasamin dhe ministren e arsimit, të dalin me informata me dokumente, nëse pohojnë diçka ndryshe. Në të kundërtën, le të heshtin përgjithmonë.
Tani ftoj VLEN-in t’i rikthehet temave që vërtet janë problem për ta – e ato janë – të dalin ta përgënjeshtrojnë Gordana Siljanovskën nëse mes Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë nuk ka dallime, a ka kufij, a ka anë dhe ta dënojnë gjuhën e saj të përdorur sot gjatë shënimit të 2 gushtit në Prohor Pçinski (në të njëjtën kohë kur nxitet incidenti me institucionet e Kosovës).
Ta dënojnë gjuhën e urrejtjes që ditëve të fundit nga portalet pro-qeverisë kundër bizneseve shqiptare me fjalët – bojkotoni kompanitë shqiptare.
VLEN nuk mund t’i rikthehet këtyre temave, sepse tani nuk është Artani, por është Ivani (Stoilkoviçi) që vendos për të drejtat e komuniteteve. Prandaj Bilall, më mirë së paku hesht dhe në ditë xhumaje mos gënje.