Connect with us

Press24.info

Zv ministri Iseni: Ministri Toshkovski më njoftoi se Presidentja Osmani është dashur të ndalet dhe të kontrollohet

Maqedoni

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme në Maqedoninë e Veriut, Astrit Iseni thotë se në bazë të disa informacioneve që ka marrë nga ministri Pançe Toshkovski, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është dashur të ndalet dhe të kontrollohet në Aeroportin e Shkupit, përcjell TV21. Ai tha se nuk ka informacione nëse sigurimi i kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashit, ka qenë në Aeroport, ndërkaq nuk u përgjigj nëse qëndron në komunikatën e MPB-së në lidhje me rastin.

“Tash për këtë ngjarje, normalisht edhe VIP personat, edhe të gjithë duhet të kalojnë, kur të kalojnë, të kalojnë…atë që e di prej hetuesit, te pjesa e skanerit. Dhe normalisht në bazë të ministrit që m’i dha disa informacione bashkërisht, ai thotë që është dashur, normal të ndalet dhe t’i jape çantën çfarë kanë kërkuar, dhe të tjerët në detaje, për atë arsye po them hetuesia i ka marrë gjitha këto, bashkë me prokurorin, dhe kështu që për më shumë informacione në detaje të ia lëmë punën hetuesve bashkë me Prokurorinë”, tha Iseni për T7.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

To Top