Connect with us

Press24.info

Zejdi: Mickoski ua refuzoi për zv ministër, Muhamet Ametin, sepse ka qenë në UÇK

Maqedoni

Zejdi: Mickoski ua refuzoi për zv ministër, Muhamet Ametin, sepse ka qenë në UÇK

Zejdi: Mickoski ua refuzoi për zv ministër, Muhamet Ametin, sepse ka qenë në UÇK

Deputeti i Frontit Europian dhe kryetar i Lëvizjes Popullo, Skender Rexhepi Zejdi, ka denoncuar një skandal gjatë foltorjes në Kuvend sot.

Gjatë seancës për votimin e zëvendës ministrave, Zejdi ka denoncuar se Muhamet Ameti, i cili u propozua si zëvendës ministër i punëve të brendshme nga Izet Mexhiti, është refuzuar nga Hristijan Mickoski për shkak se ishte pjesëtar i UÇK-së.

Zejdi ka argumentuar se kjo vendosje e refuzimit shpërbën vlerat dhe reputacionin e shqiptarëve, si dhe denigon UÇK-në. Ai gjithashtu akuzoi koalicionin qeverisës VLEN se nuk ka fuqi për të emëruar zëvendës ministrat.

“Muhamet Ameti u refuzua nga Mickoski, sepse ka qenë në UÇK. Argumenti për padinë është i pavlefshëm. Tarçullovskin e emëruan drejtor, që është dënuar nga Hagës për krime lufte, dhe ju përmendni padinë për Muhamet Ametin, kjo nuk ka lidhje. Mickoski e refuzoi atë sepse ju nuk keni fuqi, nuk keni legjitimitet për të emëruar ministra apo zëvendës ministra”, tha Zejdi.

Këto deklarata kanë nxitur debate të forta në Kuvend dhe në opinionin publik në Maqedoni, duke sjellë në vëmendje çështjet e legjitimitetit politik dhe të drejtësisë në proceset e emërimit në qeveri.

Continue Reading
You may also like...
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

To Top