Miku i Taravarit, i arrestuari në 27 Prill Aleksander Pandev lirohet nga burgu
Aleksandar Pandov, drejtori i Drejtorisë për Ekzekutimin e Sanksioneve në Maqedoni, ka shkaktuar debate pasi sot ka vendosur të pezullojë masën e burgut për shumicën e të arrestuarve të protestave të 27 prillit, përfshirë edhe ish-ministrin Mitko Çavkov.
Pandov tashmë është identifikuar si një mik i afërt i Arben Taravarit, ministrit aktual të Shëndetësisë në Maqedoni.
Para zgjedhjeve parlamentare, Pandov kishte shprehur mbështetje të fortë për Taravarin në Gostivar, duke shkruar se kjo mbështetje do të ndihmojë në krijimin e një ardhmërie të re. “Populli është i bashkuar, Maqedonia do të fitojë,” kishte deklaruar ai në atë kohë.
Kjo situatë ka sjellë shqetësime dhe pyetje rreth pavarësisë dhe objektivitetit të vendimeve të Pandovit, duke e bërë atë subjekt i kritikave dhe spekulimeve të opinionit publik në Maqedoni.