Hakan Fidan pranoi në takim në Doha Kryetarin e Këshillit të Hamasit, Muhammed Ismail Dervish
Hakan Fidan pranoi në takim në Doha Kryetarin e Këshillit të Hamasit, Muhammed Ismail Dervish delegacionin që e shoqëronte.
LEXO EDHE:
Kujtojmë që:
Ministri i Jashtëm i Türkiyes, Hakan Fidan, u takua me Emirin e Katarit, Sheikh Tamim bin Hamad al-Thani, si dhe me Kryeministrin dhe Ministrin e Jashtëm Sheikh Mohammed bin Abdulrahman al-Thani, gjatë një vizite në Katar të dielën, tha Ministria e Jashtme turke, transmeton Anadolu.
Bisedimet u përqendruan në forcimin e lidhjeve dypalëshe dhe koordinimin mbi zhvillimet rajonale, tha ministria në X.
LEXO EDHE:
Po ashtu
Kryeministri i Katarit, Sheikh Mohammed bin Abdulrahman Al Thani, ka thënë të dielën se përpjekjet për të arritur një armëpushim të ri në Gaza kanë shënuar përparim.
“Ne kemi parë të enjten pak përparim në krahasim me takimet e tjera, por duhet të gjejmë një përgjigje për pyetjen përfundimtare: si t’i japim fund kësaj lufte. Kjo është pika kyçe e të gjitha negociatave”, ka thënë Al Thani, i cili gjithashtu shërben si ministër i Jashtëm.
