Connect with us

Press24.info

Ministri i Jashtëm turk takohet me emirin dhe me kryeministrin e Katarit në Doha

Bota

Ministri i Jashtëm turk takohet me emirin dhe me kryeministrin e Katarit në Doha

Ministri i Jashtëm turk takohet me emirin dhe me kryeministrin e Katarit në Doha

Hakan Fidan dhe liderët e Katarit kanë diskutuar thellimin e lidhjeve dypalëshe dhe koordinimin për çështjet rajonale

Istanbul

Ministri i Jashtëm i Türkiyes, Hakan Fidan, u takua me Emirin e Katarit, Sheikh Tamim bin Hamad al-Thani, si dhe me Kryeministrin dhe Ministrin e Jashtëm Sheikh Mohammed bin Abdulrahman al-Thani, gjatë një vizite në Katar të dielën, tha Ministria e Jashtme turke, transmeton Anadolu.

Bisedimet u përqendruan në forcimin e lidhjeve dypalëshe dhe koordinimin mbi zhvillimet rajonale, tha ministria në X.

Pas takimit të tyre, Fidan dhe kryeministri i Katarit kanë mbajtur gjithashtu një konferencë të përbashkët për shtyp, pa detaje të publikuara ende.

 

LEXO EDHE:

Katari jep njoftimin: Ka përparim në bisedimet për armëpushimin në Gaza

 

Fidan vizitoi për herë të fundit Katarin në fillim të shkurtit, ndërsa Kryeministri dhe Ministri i Jashtëm i Katarit, Sheikh Mohammed bin Abdulrahman al-Thani, udhëtoi për në Türkiye në fillim të këtij muaji për të marrë pjesë në një takim të Grupit të Kontaktit për Gazën të Organizatës së Bashkëpunimit Islam (OBI), të organizuar nga Fidan në qytetin jugor turk të Antalyas.

Komiteti i Lartë Strategjik, i bashkëkryesuar nga Presidenti Recep Tayyip Erdoğan dhe Emiri i Katarit, Sheikh Tamim bin Hamad al-Thani, u takua për herë të fundit në Ankara në nëntor 2024. Seanca e radhës pritet të zhvillohet në kryeqytetin e Katarit, Doha, më vonë këtë vit.

Ankaraja dhe Doha kanë forcuar marrëdhëniet e tyre gjatë dekadës së fundit përmes një partneriteti strategjik të formuar në vitin 2014, me mbi 100 marrëveshje të nënshkruara në sektorë të ndryshëm dhe takime të rregullta të nivelit të lartë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.

Tema relevante
Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

To Top