Pamë një njeri jashtë kohës dhe hapësirës së politikës aktuale ndërkombëtare që Saliu na i paraqiti si të dërguarin e Amerikës.

Të gjithë u tallën me të, po Saliu kërkon të gënjejë përkrahësit e tij pesimistë që t’u thotë se presidenti Trump është me Saliun.=

Ka shumë raste në politikën ndërkombëtare kur paaftësia e një politikani që lufton për pushtet në vendin e tij, duke dashur të mashtrojë opinionin publik, bie në një komedi ku qesh e gjithë shoqëria.

Kështu ndodhi këto ditë kur Saliu, që është në një hall historik, solli në Shqipëri një kukull bllofi nga Amerika si të ishte i dërguar nga presidenti Trump.

Një komedi ishte kjo, por ai që ka hall sigurisht që do të vijojë të na thotë se pritet që të shkojë në Amerikë.

Por shqiptarët e dinë që Saliu është non grata në raport me Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Atëherë?

Asgjë. Po non grata, a do t’i hiqet, siç thonë përkrahësit e tij?

Jo, nuk ka mundlsi.

Pse?

E dini ju që para disa vitesh, Saliu na solli këtu  numurin dy të Alkaedës, para sesa atë ta vrisnin?

E kuptoni ku jemi?

Sigurisht në  një tragjikomedi që po luhet për çdo ditë.

Asgjë më shumë.