Lideri demokrat në 18:30 shkon në Kombinat, bashkëbisedim me banorët e lënë në harresë nga qeveria
Kryedemokrati, Sali Berisha, do të jetë sot në orën 18:30 në një takim me banorët e zonës së Kombinatit në Tiranë.
Lideri demokrat do të zhvillojë bashkëbisedim me banorët e ‘Kombinatit’, të lënë në harresë nga qeveria, pas tërmetit.
Gjatë këtij takimi, Kryetari i Partisë Demokratike, Prof.Dr. Sali Berisha do të prezantojë dhe programin ‘PD-Shqipëria Madhështore’.
