Connect with us

Press24.info

Teliti: Premtimet e PD janë të realizueshme, prioritet minimumi jetik 200 euro dhe kthimi i prodhimit vendas

Shqipëri

Teliti: Premtimet e PD janë të realizueshme, prioritet minimumi jetik 200 euro dhe kthimi i prodhimit vendas

Teliti: Premtimet e PD janë të realizueshme, prioritet minimumi jetik 200 euro dhe kthimi i prodhimit vendas

Eksperti i çështjeve ekonomike në Partinë Demokratike, Dorian Teliti, deklaroi se premtimet ekonomike të kësaj force politike janë të realizueshme, pavarësisht kostos që mbartin, dhe nuk janë të parashikuara për t’u zbatuar brenda 100 ditëve të para të qeverisjes.

I ftuar në emisionin Log, Teliti theksoi se PD synon t’i japë zgjidhje sfidave madhore që ka Shqipëria, pa “shpikur rrotën”. Sipas tij, prioritet është rivendosja e prodhimit vendas në zemër të ekonomisë dhe reduktimi i abuzimeve me fondet publike.

“Paketa e Dhembshurisë” është një ndër angazhimet kryesore të PD-së, tha ai, duke sqaruar se ajo parashikon një minimum jetik prej 200 eurosh për qytetarët më në nevojë. Teliti theksoi se vendi vuan aktualisht nga një varësi e madhe ndaj importeve, pasi “thuajse asgjë nuk vjen nga prodhimi vendas”.

Ai kritikoi situatën aktuale ekonomike, duke e cilësuar të dekurajuar prodhimin lokal: “Konsumojmë qumështin serb dhe djathin grek, ndërkohë që duhet të kthejmë në këmbë produktet Made in Albania”.

Teliti mirëpriti analizën e një organizate të pavarur si Altax mbi programin ekonomik të PD-së, duke e cilësuar pozitive faktin që diskutimi publik mbi kostot dhe zbatueshmërinë e premtimeve po thellohet. “Premtimet kanë kosto, por janë të realizueshme. Nuk do bëhen të gjitha në 100 ditë, por duhen bërë me kohën,” nënvizoi ai.

© SYRI.net

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

To Top